Nisim hetimet mbi vdekjen e Matthew Perry

Nisim hetimet mbi vdekjen e Matthew Perry

Vdekja e Matthew Perry është duke u hetuar.

Gjashtë muaj pas vdekjes së yllit të “Friends”, Departamenti i Policisë së Los Angelos dhe Administrata e Zbatimit të Drogës kanë nisur një hetim të përbashkët penal mbi mënyrën se si ai vdiq, transmeton Klankosova.tv.

Matthew vdiq më 28 tetor në moshën 54-vjeçare nga efektet akute të ketaminës anestezike, zbuloi autopsia e tij.

Autopsia listoi gjithashtu mbytjen, sëmundjen e arterieve koronare dhe efektet e buprenorfinës (që përdoret për të trajtuar varësinë nga opioidet) si faktorë kontribues në vdekjen e tij.

Matthew i ishte nënshtruar terapisë me infuzion me ketaminë për të ndihmuar me depresionin, ankthin, problemet e drogës dhe alkoolit, dhimbjet kronike dhe më shumë. Seanca e tij e fundit ishte një javë e gjysmë para se të vdiste.