
Nis zbatimi i zotimit publik të Smajl Latifit, rritet subvencionimi për çdo lindje në 600 euro
Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, ka njoftuar se ka nisur zbatimi i zotimit të tij publik për rritjen e subvencionimit për çdo lindje në 600 euro.
“Sot, nënshkrova vendimet e para për subvencionimin e dy lindjeve në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) “Dr. Fahredin Hoti” në Rahovec”.
“Nga janari i këtij viti, çdo lindje e realizuar në repartin e maternitetit të QKMF-së “Dr. Fahredin Hoti”, do të mbështetet nga Komuna e Rahovecit me 600€, nga 500€ sa ishte më parë, ndërsa deri në fund të mandatit, në përputhje me zotimin e dhënë, subvencionimi do të rritet në 750€”, ka shkruar Latifi në Facebook.
