Nis restaurimi i shtëpisë së familjes Sylejmani në Prishtinë
Ka nisur restaurimi i shtëpisë së familjes Sylejmani në Prishtinë.
E ndërtuar në vitin 1880, në memorien kolektive të banorëve njihet si një prej shtëpive më të vjetra të qytetit dhe si e tillë po trajtohet me profesionalizëm që shtëpia të ruaj vlerat që ka dhe të bartet tek brezat e ardhshëm.
“Shpëtimi, mbrojtja, restaurimi dhe funksionalizimi i aseteve të trashëgimisë sonë kulturore është një prej prioriteteve të Ministrisë së Kulturës”, thuhet në njoftimin e MKRS’së.