Homeballine 2Nis programi i certifikimit për gjeneratën e tretë të gjyqtarëve VAR/AVAR

Nis programi i certifikimit për gjeneratën e tretë të gjyqtarëve VAR/AVAR

spot_img

Sot nisi programi i ligjëratave për gjeneratën e tretë të zyrtarëve VAR/AVAR të Federatës së Futbollit të Kosovës, ku gjyqtarët dhe gjyqtarët asistentë do të ndjekin një proces të avancuar trajnimi për t’u certifikuar në përdorimin e sistemit VAR.

Programi do të zhvillohet në pesë module, duke kombinuar pjesën teorike dhe atë praktike, sipas standardeve të përcaktuara nga FIFA. Në përfundim të këtij cikli, secili kandidat do t’i nënshtrohet procesit të certifikimit si VAR dhe AVAR, i cili do të realizohet gjatë ndeshjeve testuese që do të organizohen në fillim të muajit gusht, para nisjes së edicionit të ri garave.

Federata e Futbollit e Kosovës vazhdon të investojë në zhvillimin profesional të referimit, duke dëshmuar përkushtimin e saj për rritjen e cilësisë dhe integritetit të garave. Që nga implementimi i sistemit VAR pesë vite më parë, futbolli ynë ka bërë hapa të rëndësishëm në modernizimin e ndarjes së drejtësisë, ndërsa edicioni garues 2026/27 do të shënojë sezonin e gjashtë me radhë ku të gjitha ndeshjet e Albi Mall Superligës, si dhe një pjesë e ndeshjeve të Ligës së Parë, do të zhvillohen me asistencën e teknologjisë VAR.

Përgatitja e gjeneratës së tretë të zyrtarëve VAR/AVAR është një tjetër dëshmi e përkushtimit të FFK-së për të garantuar gjykim sa më profesional në fushën e gjelbër, duke investuar vazhdimisht në edukimin, zhvillimin dhe avancimin e kuadrove të referimit në përputhje me standardet më të larta evropiane.

Lajmet e Fundit

Baton Haxhiu: Besoj se Uran Ismaili do të zgjidhet kryetar i PDK-së, gara do të jetë mes tij dhe Enver Hoxhajt

Analisti Baton Haxhiu ka deklaruar në emisionin “Pressing” se beson që Uran Ismaili do...

Kurti takon Kosin në Mal të Zi, flasin për anëtarësim në BE

Në vigjilje të Samitit të Procesit të Berlinit, sonte në Shën Stefan në Mal...

Kosova U15 në Baku për FIFA U-15 World Cup & Festival

Kombëtarja e Kosovës U15 ka mbajtur sot stërvitjen e parë në Baku të Azerbajxhanit,...

Shiroka Pula takon ipeshkvin Dodë Gjergji, vlerëson kontributin e Kishës Katolike

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim ipeshkvin...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...