
Nis numërimi i votave të mërgimtarëve që votuan nëpër konsullata
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka njoftuar se ka nisur procesi i numërimit të fletëvotimeve nga jashtë Kosovës, respektivisht në votimet në përfaqësi diplomatike.
Elezi tha se më 8 shkurt të këtij viti është votuar në 30 përfaqësi diplomatike me gjithsej 43 vendvotime, ku nga 20 mijë e 304 votues të regjistruar, të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar 15 mijë e 352 prej tyre.
“Procesi i numërimit është transparent dhe vëzhguesit janë njoftuar me kohë. Pas përfundimit të numërimit të ndonjë vendvotimi, brenda një kohe të shpejt, rezultatet për subjekte politike dhe kandidatë për deputetë do të shfaqen në platformën ‘rezultatet2025.net’”.
“Pas përfundimit të numërimit të votave në përfaqësi diplomatike, po planifikojmë që të fillojmë me numërimin e fletëvotimeve nga votimi përmes postës. Sipas të dhënave, pas procesit të vlerësimit janë aprovuar mbi 63 mijë zarfe të supozuara me fletëvotime”, tha Elezi, njofton Klankosova.tv.