Nis ndërtimi i shkollës në lagjen “Kalabria”
Ka nisur ndërtimi i shkollës moderne me mbi 6500 metra katror në lagjen “Kalabria” në Prishtinë.
Kryetari i komunës, Përparim Rama, ka thënë se kjo shkollë do të ofrojë kushte të nivelit evropian për arsimtarët dhe fëmijët tanë të dashur.
“Klasa mësimore, laboratore të shumta, sallë të edukatës fizike e pajisje digjitale që do të bëjnë fëmijët tanë të arsimohen ashtu siç e meritojnë. Me përfundimin e kësaj shkolle, rreth 1000 fëmijë të Lagjes Kalabria nuk do të humbin kohë në udhëtim në shkolla të lagjeve tjera dhe telashet e prindërve për t’i bartur fëmijët e tyre do të marrin fund. Kjo do të reduktojë dukshëm komunikacionin në kryeqytet. Vazhdojmë tutje me shndërrimin e Kalabrisë në lagje moderne dhe transformimin e kryeqytetit”, ka thënë Rama.