
Nis grumbullimi i Kombëtares U19, Ademi: Synojmë ngjitjen në Ligën A
Kombëtarja e Kosovës U19 ka nisur sot grumbullimin e radhës me gjeneratën e re të futbollistëve, në kuadër të përgatitjeve për kualifikimet e Grupit 2 të Ligës B për Kampionatin Evropian 2027.
Dardanët e rinj do të përballen me Turqinë, Armeninë dhe Gjibraltarin, ndërsa ndeshjet e këtij grupi do të zhvillohen në Turqi më 24, 27 dhe 30 mars.
Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka vizituar ekipin dhe i ka uruar suksese stafit teknik, i cili udhëhiqet nga ish-sulmuesi i Kombëtares, Albert Bunjaku.

Postimi i tij:
Sot nisi grumbullimi i radhës i Kombëtares U19 me gjeneratën e re, e cila po përgatitet për kualifikimet e Grupit 2 të Ligës B për Kampionatin Evropian 2027.
Kombëtarja jonë do të përballet me Turqinë, Armeninë dhe Gjibraltarin, ndërsa ndeshjet e këtij grupi do të zhvillohen në Turqi, më 24, 27 dhe 30 mars.
Stafit të trajnerëve në krye me ish-sulmuesin e Kombëtares, Albert Bunjaku, i urova punë të mbarë e shumë suksese në këtë cikël të ri.
Atmosfera në grumbullim dhe përkushtimi i lojtarëve janë në nivel të lartë, prandaj kjo na jep shpresë e besim për të ardhmen.
Uroj që edhe rezultatet në muajin mars do të jenë pozitive dhe kjo gjeneratë të arrijë objektivin për ngjitje në Ligën A. 🇽🇰⚽
#MeFutbollinPërKosovën
