
Nikollë Quni diplomon në kursin ASMC
Administratori i Garave në Federatën e Hendbollit të Kosovës, Nikollë Quni, e ka përfunduar me sukses të plotë kursin ASMC për menaxhim në sport.
Kjo ishte gjenerata e gjashtë e pjesëmarrësve në programin për trajnim profesional në fushën e menaxhimit sportiv.
Shkollimin e organizon Komiteti Olimpik i Kosovës në përkrahje të Solidaritetit Olimpik.
Nikollë Quni është edhe sekretar i Shoqatës së Gjyqtarëve të Hendbollit të Kosovës.
Federata e Hendbollit e Kosovës i kushton rëndësi të vazhdueshme shkollimit të kuadrit të saj.
