Ngritja e kapaciteteve luftarake, FSK përfundon trajnimin me kontingjentin turk

Ngritja e kapaciteteve luftarake, FSK përfundon trajnimin me kontingjentin turk

Forca e Sigurisë së Kosovës, ka përfunduar trajnimin “Harr 66”. Ky trajnim është realizuar në kuadër të bashkëpunimit me kontingjentin turk në Poligonin e stërvitjes në Babaj Bokës.

Kështu ka bërë të ditur FSK përmes një njoftimi për media, duke theksuar se ky trajnim është realizuar nga instruktoret kontingjentit turk që shërbejnë në Kosovë.

“Trajnimi një javor qëllim kishte ngritjen e kapaciteteve luftarake të personelit të FSK-së, nga Regjimenti i Dytë i Forcave Tokësore (R2K),ku në kuadër të planit të trajnimit janë realizuar edhe qitja reale për të testuar aftësitë e fituara nga trajnimi.

Në përfundim të trajnimit të pranishëm ishin shefi i shtabit të KFT-së, kolonel Valdet Berisha, Komandanti i Regjimentit të dytë të KFT-së, Nënkolonel Jaser Mulla, instruktorët dhe përfaqësues nga kryesia e këshillit turk”, thuhet në njoftim.