
Ngrirja e granteve dhe kredive federale, Shtëpia e Bardhë anulon memorandumin
Shtëpia e Bardhë thotë se ka anuluar një memorandum që autorizon e granteve dhe kredive që preken shumë shtete.
Urdhri do të jetë në fuqi deri ditën e hënë, pasi u ngrit një padi nga një grup organizatash që përfaqësonin përfituesit e granteve.
“Memorandumi i OMB M-25-13 është anuluar”, thuhet në deklaratë.
Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt shprehet se “Ky nuk është një anulim i ngrirjes së financimit federal. Është thjesht një anulim i memorandumit të OMB. Pse ndodh kjo? Për t’i dhënë fund çdo konfuzioni të krijuar nga urdhri i gjykatës. OE-të e Presidentit për financimin federal mbeten në fuqi dhe efekt të plotë dhe do të zbatohen me rigorozitet.”
Urdhri ishte një nga disa që Trump ka lëshuar që nga marrja e detyrës, me qëllim uljen e shpenzimeve federale. Urdhra të tjerë synojnë të drejtat transgjinore dhe shtetësinë automatike që i jepet kujtdo që ka lindur në SHBA.
Të martën, administrata Trump u ofroi punonjësve federalë dhe opsionin për të dhënë dorëheqjen dhe për të vazhduar të marrin paga për tetë muaj, në një përpjekje për të zvogëluar më tej zgjerimin e fuqisë punëtore federale.
Edhe pse urdhri është bllokuar tani për tani, Shtëpia e Bardhë beson se memorandumi i shërbeu duke nxitur agjencitë federale të ndërmarrin hapa për të përmbushur urdhrin ekzekutiv të presidentit.