Ngrihet aktakuzë ndaj 27 personave për kontrabandim të mbi 700 migrantëve
Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore ndaj 27 të pandehurve.
Aktakuza është ngritur ndaj tyre për shkak të kryerjes së veprës penale “Kontrabandim të migrantëve”.
“Kryesisht shtetasve sirianë, ku i është mundësuar më shumë se shtatëqind (700) personave kalimi nga Republika e Shqipërisë përmes territorit të Kosovës dhe kalimi i tyre në Republikën e Serbisë, e që qëllim kishin shkuarjen në vendet evropiane”, thuhet në kumtesë.
Fjala është për rastin e njohur si “Shkoza” dhe arrestimet që janë bërë gjatës verës pas bastisjeve në disa lokacione në Prizren.