Ngjela për Banjskën: Kosova të bëjë goditje drastike ndaj terroristëve

Ngjela për Banjskën: Kosova të bëjë goditje drastike ndaj terroristëve

Analisti politik, Spartak Ngjela sot në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova ka folur në lidhje me rastin Banjska, për të cilin ai tha se është një akt terrorist ndërkombëtar.

Ngjela u shpreh se pushteti gjyqësor i Kosovës duhet të tregohet në lartësinë e duhur dhe sipas tij, goditjet duhet të jenë drastike, përcjell Klankosova.tv.

“Banjska është një akt terrorist ndërkombëtar, pushteti gjyqësor i Kosovës duhet të tregohet në lartësinë e duhur, goditjet duhet të jenë drastike, duhet të ruani me fanatizëm pavarësinë tuaj”.

“Një grup terrorist të një shteti terrorist. Kosova ka fituar pavarësinë dhe ju duhet të jeni të fuqishëm në mbrojtjen tuaj sepse keni edhe mbrojtje ndërkombëtare”, u shpreh tutje ai.