Nga Tirana te ekipi i Bundesliga 2, vjen zyrtarizimi

Nga Tirana te ekipi i Bundesliga 2, vjen zyrtarizimi

Mustafë Abdullahu është zyrtarisht i huazuar te Karlsruhe në Gjermani. Tirana ka kompletuar kështu transferimin e portierit në Bundesligën 2.

Në fund të sezonit është dhe mundësia për të blerë kartonin e Abdullahut nga Tirana. Ndërkohë është vendosur shifra e 400 mijë eurove si detyrim, nëse klubi i Karlsruhe ngjiten në elitën e futbollit gjerman. Kontrata e re do të vlente deri në vitin 2029.

Portieri 20-vjeçar u afrua te Tirana nga Besa në shtatorin e vitit 2023. Pas një sezoni me bardheblutë, u vendos huazimi te Malisheva.

Hapësirat nuk ishin të shumta, për këtë u vendos një tjetër huazim. Kujtojmë se Abdullahu është gjithashtu pjesë e përfaqësueses U-21 të Kosovës.