
Nga Prishtina në Murcia – drejt historisë! (video)
Federata e Futbollit të Kosovës ka ndarë momente të veçanta nga Prishtina në Murcia, ku Kombëtarja e Kosovës mundi Islandën.
“Kjo nuk ishte thjesht një ndeshje… ishte një ëndërr e bërë realitet!”, shkruan FFK-ja.
“Nga momenti kur Kombëtarja jonë u nis drejt Spanjës, e deri te fishkëllima e fundit që vulosi fitoren 1-3 ndaj Islandës, çdo sekondë ishte një kapitull i ri në historinë e futbollit tonë. 21.03.2025 – Nisja me zemër plot shpresë nga Prishtina. 22.03.2025 – Stërvitja e fundit, buzëqeshje dhe besim në sytë e secilit lojtar. 23.03.2025 – Luftë në fushë, gola, emocion, dhe…Fitorja e madhe që na ngjit në Ligën B të Nations League!”
“Dhe në fund, festa e paharrueshme në zhveshtore – aty ku gëzimi shpërtheu si kurrë më parë! Kjo është më shumë se një fitore. Është dëshmia se Kosova nuk ndalet! Ne nuk jemi më ëndrra e vogël e një vendi të vogël – ne jemi historia që po shkruhet! Faleminderit, Djemtë e Kosovës – ju na bëtë krenarë!”, ka shkruar FFK-ja.
Video në linkun poshtë👇