Nga Presidenca tregojnë se kur do të thirret seanca konstituive e Kuvendit

Nga Presidenca tregojnë se kur do të thirret seanca konstituive e Kuvendit

Sot është bërë certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit 2025, nga KQZ-ja.

Me këtë rast, ka nisur rrjedha e afateve ligjore për thirrjen e seancës konstituive të Kuvendit të ri të Kosovës nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Këshilltari për media i Presidencës, Bekim Kupina ka thënë për Klankosova.tv, se seanca konstituive do të thirret brenda afatit kushtetues.

“Seanca konstituive e Kuvendit të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit do të thirret nga Presidentja Osmani brenda afatit kushtetues”, është shprehur Kupina, njofton Klankosova.tv.