Nga e hëna nisin seancat gjyqësore për 2024-ën ndaj Thaçit dhe të tjerëve
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, të hënën me 15 janar fillojnë seancat gjyqësore për vitin 2024 në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.
Në këtë çështje gjyqësore deri më tani janë dëgjuar gjithsej 38 dëshmitarë të Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS).
Në njoftimin javor të DhSK-së, të enjten, u tha se trupi gjykues ka pranuar pjesërisht kërkesa e Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS) që të pranohen si prova deklaratat me shkrim të disa dëshmitarëve që kanë dhënë dëshmi në çështje të tjera. Sipas zëdhënësit, Michael Doyle, kjo kërkesë përfshinte edhe deklaratat e disa dëshmitarëve që tashmë kanë vdekur.Po ashtu, edhe katër seanca që janë paraparë për muajin shkurt në këtë çështje gjyqësore, janë anuluar.