HomeAktualeNga Berlini, thirrje për Kosovën dhe rajonin: më shumë bashkëpunim për punësim...

Nga Berlini, thirrje për Kosovën dhe rajonin: më shumë bashkëpunim për punësim dhe zhvillim

spot_img

Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit për Bashkëpunim Rajonal (RCC), Amer Kapetanoviç, mori pjesë në konferencën “Ballkani Perëndimor: Avancimi i Punësimit dhe Politikave Sociale së Bashku”, e mbajtur në Berlin në kuadër të Procesit të Berlinit, me fokus në forcimin e bashkëpunimit në fushën e punësimit dhe politikave sociale në Ballkanin Perëndimor.

Konferenca u organizua nga Ministria Federale e Punës dhe Çështjeve Sociale e Gjermanisë, ndërsa fjalët hyrëse u mbajtën nga Barbel Bas, ministre Federale e Punës dhe Çështjeve Sociale; Naida Nishiç, ministre e Punës, Punësimit dhe Dialogut Social të Malit të Zi, në emër të kryesimit të Procesit të Berlinit 2026; si dhe Roksana Minzatu, zëvendëspresidente ekzekutive e Komisionit Evropian, përmes një video-mesazhi.

Kapetanoviç foli në panelin “Promovimi i Punësimit: Strategji Efektive për Tregje Pune të Qëndrueshme dhe Gjithëpërfshirëse” së bashku me Delina Ibrahimaj, ministre e Ekonomisë dhe Inovacionit; Besar Durmishi, ministër i Ekonomisë dhe Punës; dhe Jelena Vasiç, këshilltare e lartë për Hartimin e Masave Aktive të Punësimit.

Diskutimi u përqendrua në sfidat e përbashkëta të tregut të punës në rajon, përfshirë mungesën e aftësive, informalitetin, presionet demografike, mobilitetin e fuqisë punëtore dhe nevojën për modernizimin e shërbimeve publike të punësimit. “Në të gjithë Ballkanin Perëndimor, tregjet e punës përballen me rrethana të ndryshme, por shumë nga sfidat strukturore janë të përbashkëta. Mesatarisht, normat e punësimit dhe aktivitetit mbeten dukshëm nën nivelet e Bashkimit Evropian, papunësia e të rinjve dhe normat NEET vazhdojnë të jenë të larta, pjesëmarrja në mësimin gjatë gjithë jetës mbetet e kufizuar, ndërsa informaliteti vazhdon të dobësojë produktivitetin, të ardhurat publike dhe qasjen në mbrojtje sociale. Për këtë arsye, bashkëpunimi rajonal nuk është një punë shtesë, por një domosdoshmëri praktike. Procesi i Berlinit jep drejtimin politik, Plani i Punës përcakton prioritetet konkrete, ndërsa roli i RCC-së është të ndihmojë në zbatimin e tyre përmes analizave, shkëmbimit të përvojave, monitorimit dhe mjeteve praktike që forcojnë institucionet dhe sjellin rezultate për qytetarët” tha Kapetanoviç.

Duke folur për kontributin e RCC-së në fushën e punësimit dhe politikës sociale, Kapetanoviç theksoi rolin e Platformës për Punësim dhe Çështje Sociale (ESAP) në mbështetjen e partnerëve të Ballkanit Perëndimor përmes analizave rajonale, harmonizimit me standardet e BE-së dhe mekanizmave praktikë si vlerësimi krahasues i Shërbimeve Publike të Punësimit dhe Projektet e Ndihmës së Ndërsjellë për luftimin e punës së padeklaruar.

Këto mekanizma u mundësojnë shërbimeve të punësimit, inspektorateve të punës, administratave tatimore dhe ministrive të krahasojnë performancën, të identifikojnë boshllëqet, të shkëmbejnë përvoja dhe të kalojnë nga zotimet politike në përmirësime konkrete dhe të matshme.

Konferenca shënoi gjithashtu prezantimin dhe nisjen zyrtare të Planit të Punës të Procesit të Berlinit për Punësim dhe Politikë Sociale, i cili synon forcimin e bashkëpunimit në fusha si mobiliteti i fuqisë punëtore, zhvillimi i aftësive, modernizimi i shërbimeve të punësimit dhe harmonizimi më i afërt me sistemet e Bashkimit Evropian.

Kapetanoviç tha më tej se rajonit nuk i mungojnë strategjitë apo zotimet, por zbatimi më i fuqishëm, shtrirja më e gjerë dhe qëndrueshmëria në veprim. “Askush tjetër nuk do të ndërtojë tregje pune të qëndrueshëm për Ballkanin Perëndimor përveç autoriteteve të rajonit, duke punuar së bashku dhe për të mirën e qytetarëve të tyre. RCC do të vazhdojë ta mbështesë këtë punë duke lidhur bashkëpunimin rajonal me proceset e Bashkimit Evropian dhe duke ndihmuar që zotimet të sjellin rezultate të dukshme dhe të matshme”, ka përfunduar Kapetanoviç.

Lajmet e Fundit

Grumbullimi i talenteve vazhdon në Mitrovicë

Projekti i Federatës së Basketbollit të Kosovës për identifikimin dhe zhvillimin e talenteve të...

Tregtia me pakicë shënon rritje në maj, produktet ushqimore me rritjen më të madhe

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar statistikat afatshkurtra të tregtisë me pakicë...

Një Figo i ri? Real Madridi mund të nënshkruajë me yllin e Barcelonës

Performancat e Torres në Kupën e Botës kanë tërhequr vëmendjen e dy gjigantëve evropianë...

Agim Çeku zgjidhet nënkryetar i Aleancës

Ish-kryeministri dhe ish-komandanti i UÇK-së, Agim Çeku, është zgjedhur nënkryetar i Aleancës, në kuadër...

Më të lexuarat

Ta mbrojmë me protestë demokratike projektin e gazit amerikan dhe aleancën tonë me SHBA-në

Avdullah Hoti, ish kryeministër  Duke refuzuar projektin e Gazit të Lëngshëm Natyror (LNG) me prejardhje...

Xhandarmëria e Kosovës, projekt për siguri shtetërore apo deformim i rendit kushtetues?

Shkruan: Hisen Berisha  Pyetja më logjike që sot duhet ta shtrojë secili qytetar me kulturë...

Tradhtia nuk shlyhet me propagandë elektorale: Kurti, Osmani dhe pazaret kundër Kosovës

Shkruan: Hisen Berisha Deklaratën se Albin Kurti “ka rrëshqitur në tradhti” e kam thënë me...