Nga 22 shkurti 2023 qytetarët e Kosovës pa viza në Emiratet e Bashkuara Arabe
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gervalla, ka njoftuar se 22 shkurti i këtij viti qytetarët e Kosovës do të mund të udhëtojnë pa viza në Emiratet e Bashkuara Arabe, shkruan lajmi.net.
Gërvalla ka njoftuar se pasi ishte nënshkruar Memorandumi i Mirëkuptimit, sot ka pranuar Notën Verbale nga ministria e Jashtme e EBA-së, ku u është konfirmuar kjo datë.
Në fund Gërvalla ka falënderuar presidenten Vjosa Osmani, për kontributin në këtë çështje.
Postimi i plotë:
Nga 22 shkurti i këtij viti, qytetarët e Republikës sonë udhëtojnë pa viza edhe në Emiratet e Bashkuara Arabe
Pas nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit mes Republikës së Kosovës dhe Emirateve të Bashkuara Arabe për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, sot kemi pranuar Notën Verbale nga Ministria e Jashtme e EBA-s, përmes së cilës jemi informuar se data e hyrjes në fuqi të Memorandumit të Mirëkuptimit, të nënshkruar me datën 11.01.2024, do të hyn në fuqi me datën 22.02.2024.
Për përfundimin me sukses të këtij procesi falënderoj Presidenten e Republikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani, për kontributin e dhënë në arritjen e kësaj marrëveshjeje mes dy shteteve, Presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, z. Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan si dhe homologun tim Abdullah bin Zayid Al Nahyan.
Kështu, me hapa të sigurtë po fuqizojmë subjektivitetin tonë ndërkombëtar dhe po arrijmë të zgjerojmë jo vetëm lëvizjen e lirë të qytetarëve tanë.
Vazhdojmë me lajme të mira!