Nga 19 janari në Galerinë Kombëtare do të hapet ekspozita “Dita Natë, Nata Vjet”
Galeria Kombëtare e Kosovës ka prezentuar ekspozitën “Dita Natë, Nata Vjet” e koletivit HAVEIT, kuruar nga Lulzim Zeqiri.
Në njoftimin e lëshuar thuhet se ekspozita “Dita Natë, Nata Vjet” si qasje konceptuale synon të hulumtojë më thellë natyrën e njeriut në kohë dhe në hapësirë të caktuar.
“Fillimisht e frymëzuar nga e kaluara e afërt e cila ruan kujtime të fuqishme të cilat në narrativën vizuale marrin një formë gjuhe univerzale, duke u nisur nga tregime personale, ideja bazë e këtij instalacioni përqendrohet ne trajtimin artistik të gjendjeve të caktuara fizike të trupit, konkretisht momentet e gjumit dhe aspektin e tij psikologjik, akoma të panjohur plotësisht, ëndërrimin”, thuhet në njoftim.
Para-premiera për media dhe gazetarë organizohet të premten, 19 janar, nga ora 18:00 deri 19:00.
Ekspozita do të jetë e hapur deri më 20 shkurt.