“Nga 16 shtatori punëtorët teknik të Kuvendit nisin grevën, s’punojnë pa 550 euro pagë”
Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës (SPSPK), Jusuf Azemi ka bërë të ditur se sot është mbajtur takimi me punëtorët teknik të Kuvendit të Kosovës, shkruan Reporteri.net.
Në këtë takim sipas Azemit është marrë vendim që nga 16 shtatori të fillohet me grevë, e kjo për shkak të pagave të ulëta.
Ai ka bërë të ditur se punëtorët teknik kanë kërkuar pagë 550 euro, ndryshe kanë deklaruar se nuk punojnë.
Postimi:
Sot u mbajt takim me punëtorët teknik te Kuvendit të Kosovës , ku u mor vendim që me datë 16 .09.2024 të fillohet me grevë pasi që pagat e tyre janë shumë të ulëta, ato kërkojnë 550 eu pagë përndryshe deklarojnë se nuk do të punojnë