HomeTeknologjiNga 120km/h në 80, në Zvicër diskutohet ulja e kufizimit të shpejtësisë...

Nga 120km/h në 80, në Zvicër diskutohet ulja e kufizimit të shpejtësisë për kursimin e naftës

spot_img

Debati mbi kufijtë e shpejtësisë në autostradat e Zvicrës është rikthyer në qendër të vëmendjes politike, duke vënë përballë njëra-tjetrës argumentet për kursimin e energjisë dhe ato për rritjen e lirisë së lëvizjes.

Partia e Gjelbër atje ka propozuar uljen e kufirit të shpejtësisë nga 120 km/h në 80 km/h, me synim reduktimin e konsumit të karburantit dhe kursimin e energjisë.

Sipas lideres, Liza Mazzone, masa të tilla nuk janë të paprecedenta. Ajo rikujtoi se gjatë krizës globale të naftës në vitin 1973, autoritetet zvicerane kishin vendosur përkohësisht një kufi më të ulët shpejtësie për të përballuar mungesat e karburantit, transmeton Klankosova.tv.

Mazzone theksoi se në një kohë pasigurish ekonomike dhe gjeopolitike, politika të tilla mund të ndihmojnë në menaxhimin më të mirë të burimeve energjetike dhe në uljen e varësisë nga karburantet.

Në anën tjetër, Swiss People’s Party (SVP) (Partia Popullore zvicerane),  ka dalë me një propozim krejtësisht të kundërt, duke kërkuar rritjen e kufirit të shpejtësisë në autostrada në 130 km/h. Sipas kësaj partie, një rritje e tillë do të përmirësonte rrjedhshmërinë e trafikut dhe do të rriste efikasitetin e lëvizjes për qytetarët, transmeton Klankosova.tv.

Ky kontrast i fortë mes dy qasjeve ka hapur një debat të ri në Zvicër, ku përplasen prioritetet mes mbrojtjes së mjedisit dhe kursimit të energjisë, me kërkesat për më shumë liri dhe efikasitet në transport. Diskutimi pritet të vazhdojë edhe në javët në vijim, ndërsa opinioni publik dhe institucionet do të duhet të gjejnë një balancë mes këtyre interesave.

Lajmet e Fundit

Policia e Kosovës certifikon 21 operatorë të rinjë të Drejtorisë së Njësive për Ndërhyrje të Shpejtë

Me datën 4 shtator 2026 në ambientet e Qendrës së Njësive Speciale “Enver Zymeri”,...

OKB-ja miratoi hartën e re të botës

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka votuar për miratimin e një harte...

Kusari-Lila beson se do të ketë vazhdimësi të suksesshme të konstituimit të Kuvendit

Deputetja e GP të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, thotë se beson se vazhdimi i seancës...

Erblin Osmani zgjedh Kosovën, talenti i Bayern Munichut do të luajë për Dardanët

Erblin Osmani do të luajë për Kosovën. Lajmin e madh e ka konfirmuar sot...

Më të lexuarat

Shteti duhet të fitojë mbi pushtetin

Shkruan: Hisen Berisha Kosova po përballet me një krizë që nuk mund të shpjegohet vetëm...

Pasiguria politike ka çmim, ekonomia e Kosovës po e paguan faturën

Shkruan: Safet Gërxhaliu Nëse e shohim situatën e Kosovës në vitin 2026, ekonomia vazhdon të...

Kosovë,

Shkruan: Valon Murtezaj ka ardhur koha që të kujtojmë, dhe kuptojmë se, politika përveç që...