Nga 1 shkurti 2025, çmimet e barnave do të jenë të unifikuara dhe më të ulëta
Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar edhe për një lajm të mirë për qytetarët tanë.
“Duke filluar nga 1 shkurti 2025, çmimet e barnave do të jenë të unifikuara dhe më të ulëta kudo në vendin tonë. Disa barna do të jenë pesë herë e disa deri në 10 herë më të lira, ndërkohë ulje të ndjeshme në çmime do të ketë në mbi 2900 produkte medicinale. Urime e gëzofshi shëndet të plotë!”, ka shkruar Kurti në Facebook.