Nga 1 janari në Klinikën Gjinekologjike Obstetrike janë kryer 3 mijë e 98 lindje
Nga 1 janari i këtij viti, në Klinikën Gjinekologjike Obstetrike, të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës, janë kryer 3 mijë e 98 lindje, prej tyre 1 mijë e 247 me operacion.
Në klinikë janë kryer edhe 1 mijë e 664 operacione të llojeve të ndryshme.
Nuk është regjistruar asnjë rast i vdekjes.