Neymari rikthehet në stërvitje një vit pas lëndimit

Neymari rikthehet në stërvitje një vit pas lëndimit

Pas gati një viti nga dëmtimi i rëndë në gjurin e majtë, sulmuesi brazilian Neymar është rikthyer në stërvitje me skuadrën e Al Hilalin.

Ish-sulmuesi i Barcelona dhe PSG-ja ka kryer seancën e parë stërvitore me grupin.

Gjithsesi, faza e rikuperimit 100% nga dëmtimi vijon ende dhe tani do të vijojë të stërvitet me topin para se të rikthehet në ndeshjet zyrtare.

“Jam rikthyer. Jam i lumtur që jam sërish me grupin. Dhe tani vetëm gëzim”, ka shkruar Neymar.