Nexhmedin Spahiu: Ishte lëvizje shumë e mençur e Memli Krasniqit kjo që bëri me Kurtin
Nexhmedin Spahiu, analist, e ka cilësuar si të mençur lëvizjen e kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), për t’u takuar me kryeministrin Albin Kurti.
Ai ka thënë në “Pressgin” të T7 se në këtë mënyrë Lëvizjes Vetëvendosje i largohen simpatizantët që kanë qenë tradicionalisht me Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK).
Ndërkaq, si përfitim të dytë për PDK-në, Spahiu e përmendi elektoralin klientelist që votojnë partitë që do të jenë në pushtet.
“Mendoj që PDK-ja nuk ka gabu, është përfituesi më i madh i gjithë kësaj. Po më duket një gjë shumë e zgjuar nga Memli Krasniqi”.
“PDK-ja po përhap në terren që kemi me bë koalicion me VV-në, dhe kjo i ka dy të mira për PDK-në, e para është që ia largon një pjesë të simpatizantëve të Vetëvendosjes sidomos ata që vijnë nga LDK-ja. E dyta, shqiptarët zakonisht janë tucana dhe kanë qef me qenë me pushtetin dhe kur e dinë që VV-ja po fiton patjetër, e nëse ka koalicon me PDK-në që është e dyta ose e treta atëherë PDK-ja paska me qenë në pushtet”, ka thënë Spahiu.