Newcastle United ka nisur bisedimet me Manchester Cityn për transferimin e mesfushorit spanjoll, Nico Gonzalez.
Sipas gazetarit David Ornstein, klubi anglez po kërkon të përforcojë mesfushën dhe e ka identifikuar Gonzalezin si një prej objektivave të merkatos, transmeton Klankosova.tv.
24-vjeçari iu bashkua Manchester Cityt nga Porto dhe sezonin e kaluar regjistroi 41 paraqitje.
Megjithatë, pas janarit ai pati më pak hapësirë në formacionin bazë të Pep Guardiolës, duke startuar vetëm në dy ndeshje të Premier Leagues.
Pavarësisht minutave të kufizuara, Gonzalez ka deklaruar se nuk është i shqetësuar për situatën e tij.
Megjithatë, konkurrenca në mesfushën e Cityt mund ta ndryshojë të ardhmen e tij.
Bisedimet mes dy klubeve janë në zhvillim, por deri tani nuk është arritur marrëveshje për shumën e transferimit.

