HomeAktualeNevenka Tromp ngre shqetësime për legjitimitetin e Gjykatës Speciale

Nevenka Tromp ngre shqetësime për legjitimitetin e Gjykatës Speciale

spot_img

Ish-hetuesja në Tribunalin Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë, Nevenka Tromp ka folur lidhur me Dhomat e Specializuara dhe procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së më Hagë.

Duke komentuar raportin e Komitetit të Odës së Avokatëve për të Drejtat e Njeriut të Anglisë dhe Uellsit, Tromp tha se ‘nervozizmi i gjykatës mbi këtë raport nuk është mënyra e duhur se si veprohet’, raporton KlanKosova.tv

“Asnjë vëzhgues serioz nuk mund të thotë asnjëherë se gjykata do të duhet të reagojë gjatë kohës që është duke marrë një vendim sepse të gjithë e dimë që dëshmitë kryesore janë kryer dhe ne vetëm po presim vendimin e shkallës së parë. Kjo gjykatë kurrë nuk mund të jetë e ndarë nga çfarëdo vendimi final dhe përgjigjja e Dhomave të Specializuara të Kosovës e nënvizon këtë, andaj ky është një proces jashtë gjyqësor që duhet të ndiqet. Por, nervozizmi i gjykatës mbi këtë raport nuk është mënyra e duhur se si veprohet dhe nëse përceptohet si mjet për të ndikuar tek gjyqtarët mendoj që nervozizmi ndaj këtij raporti me siguri do të ndikojë në mënyrën se si do të pranohet vendimi nga kosovarët. Kjo shkon thellësisht në një pikë të dytë që dua të ngrisë, ajo është reagimi i gjykatës ndaj këtij raporti, e vendos në dyshim legjitimitetin e kësaj gjykate dhe pikëpamjen nëse kjo gjykatë është objektive dhe e paanshme”, tha ajo në një intervistë ekskluzive në emisionin “Info Magazine” në Klan Kosova.

Tromp mori shembull edhe nga eksperienca e saj personale në Tribunalin Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë duke thënë që Dhomat e Specializuara të Kosovës mund të përballen me delegjitimim dhe vërjen në pikëpyetje të kredibilitetit të saj.

“Ju jap një shembull në një institucion ku unë kam punuar, pra Tribunalin Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë dhe presidentja e tij e cila gjatë mandatit të saj ka thënë që drejtësia e Tribunalit Ndërkombëtar për Jugosllavinë duhet të kuptohet nga njerëzit në ish-Jugosllavi dhe gjykata ka mision të rëndësishëm që të fitoj zemrat dhe mendjet e popullit në ish-Jugosllavi. Kështu që ndjenja dhe kuptimi që nuk ka drejtësi dhe nuk është legjitime në shoqëritë që do të duhej t’iu shërbente është ajo me të cilën po përballen Dhomat e Specializuara të Kosovës sepse gjykimi mund të pranohet në komunitetin e Kosovës në një mënyrë të pafavorshme dhe do të shkojë direkt në delegjitimimin e gjykatës dhe do të vë në pikëpyetje kredibilitetin në mënyrë se si janë zhvilluar proceset gjyqësore. Ky është problem i madh nuk është një çështje që cilado gjykatë do mund ta merrte me lehtësi”, tha Tromp.

Lajmet e Fundit

Baton Haxhiu: Besoj se Uran Ismaili do të zgjidhet kryetar i PDK-së, gara do të jetë mes tij dhe Enver Hoxhajt

Analisti Baton Haxhiu ka deklaruar në emisionin “Pressing” se beson që Uran Ismaili do...

Kurti takon Kosin në Mal të Zi, flasin për anëtarësim në BE

Në vigjilje të Samitit të Procesit të Berlinit, sonte në Shën Stefan në Mal...

Kosova U15 në Baku për FIFA U-15 World Cup & Festival

Kombëtarja e Kosovës U15 ka mbajtur sot stërvitjen e parë në Baku të Azerbajxhanit,...

Shiroka Pula takon ipeshkvin Dodë Gjergji, vlerëson kontributin e Kishës Katolike

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim ipeshkvin...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...