Netanyahu: Qëllimi i luftës në Gaza nuk është zhvendosja e palestinezëve
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu deklaroi se qëllimi i Izraelit nuk është të zhvendosë palestinezët nga Gaza.
Deklaratën, Netantyahu e dha përmes një postimi në rrjetet sociale, shkruan Al Jazeera.
“Dua të bëj disa pika absolutisht të qarta: Izraeli nuk ka ndërmend të pushtojë përgjithmonë Gazën ose të zhvendosë popullsinë e tij civile”, theksoi Netanyahu përmes një postimi në X.
Kjo deklaratë bie ndesh me thirrjet e ministrave të rangut të lartë të qeverisë izraelite, veçanërisht nga ministri i Financave i ekstremit të djathtë, Bezalel Smotrich.
"I want to make a few points absolutely clear:
Israel has no intention of permanently occupying Gaza or displacing its civilian population.
Israel is fighting Hamas terrorists, not the Palestinian population, and we are doing so in full compliance with international law. pic.twitter.com/amxFaMnS0P— Prime Minister of Israel (@IsraeliPM) January 10, 2024