HomeAktualeNetanyahu minimizon përçarjet me Trumpin për Iranin: Jemi të vendosur në të...

Netanyahu minimizon përçarjet me Trumpin për Iranin: Jemi të vendosur në të njëjtin qëllim

spot_img

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu minimizoi çdo përçarje me presidentin e ShBA-së, Donald Trump mbi Iranin dhe tha se të dy udhëheqësit janë “të vendosur në të njëjtin qëllim”.

Në një intervistë për FoxNews, Netanyahu tha se nuk beson se ka një “përçarje” midis dy udhëheqësve.

“Ai bën atë që është e mirë për Amerikën. Unë jam udhëheqësi i Izraelit dhe bëj atë që është e mirë për Izraelin. 99 përqind të kohës, ne biem dakord”, tha Netanyahu.

“Por si në çdo familje, në çdo miqësi të ngushtë, ndonjëherë ka dallime mendimesh dhe ne i diskutojmë ato hapur, mund t’ju them, me një frymë të lirë, dhe zakonisht i zgjidhim edhe ato”.

Netanyahu u shprej gjithashtu se se të dy ndajnë të njëjtin qëllim për një Iran pa armë bërthamore, raporton CNN.

“Mendoj se gjëja më e rëndësishme është që të kemi një qëllim të përbashkët. Dhe kjo do të thotë që Irani nuk mund të ketë armë bërthamore ose kapacitet për të prodhuar armë bërthamore”, tha ai.

Lajmet e Fundit

Baton Haxhiu: Besoj se Uran Ismaili do të zgjidhet kryetar i PDK-së, gara do të jetë mes tij dhe Enver Hoxhajt

Analisti Baton Haxhiu ka deklaruar në emisionin “Pressing” se beson që Uran Ismaili do...

Kurti takon Kosin në Mal të Zi, flasin për anëtarësim në BE

Në vigjilje të Samitit të Procesit të Berlinit, sonte në Shën Stefan në Mal...

Kosova U15 në Baku për FIFA U-15 World Cup & Festival

Kombëtarja e Kosovës U15 ka mbajtur sot stërvitjen e parë në Baku të Azerbajxhanit,...

Shiroka Pula takon ipeshkvin Dodë Gjergji, vlerëson kontributin e Kishës Katolike

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim ipeshkvin...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...