Netanyahu: Hezbollahu po e nënvlerëson Izraelin
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu vizitoi trupat e vendosura pranë kufirit verior të Izraelit me Libanin, duke u thënë atyre se Hezbollah “na nënvleësoi shumë në vitin 2006 dhe po na nënvlerëson përsëri”.
Në korrik 2006, forcat izraelite kaluan kufirin në Liban për të shkatërruar pozicionet e Hezbollahut, ndërsa sulmet ajrore synonin gjithashtu infrastrukturën dhe komandantët e Hezbollahut.
“Ne do të bëjmë gjithçka për të rivendosur sigurinë në veri dhe për të lejuar familjet tuaja, sepse shumë prej jush janë vendas, të kthehen të sigurt në shtëpi dhe e dinë se nuk mund të ngatërrohemi. Ne do të bëjmë gjithçka që duhet. Natyrisht, ne preferojmë që kjo të bëhet pa një fushatë të gjerë, por kjo nuk do të na pengojë. Ne u dhamë atyre një shembull se çfarë po ndodh me miqtë e tyre në jug, kështu do të ndodhë këtu në veri. Ne do të bëjmë gjithçka për të rivendosur sigurinë”, u shpreh kryeministri izraelit.