Nesër nisin hapat e parë drejt formimit të institucioneve të reja

Nesër nisin hapat e parë drejt formimit të institucioneve të reja

Nesër (e martë) është thirrur seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, e cila do të shënojë edhe hapat e parë drejt formimit të institucioneve të reja pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Sipas njoftimit të Kuvendit, seanca do t’i ketë katër pika të rendit të ditës: Formimi i Komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve, betimi i deputetëve, zgjedhja e kryetarit të Kuvendit dhe zgjedhja e nënkryetarëve të Kuvendit