Nesër nis xhiro e shtatë në Superligën e Kosovës

Nesër nis xhiro e shtatë në Superligën e Kosovës

Nga nesër nis xhiro e shtatë e Albi Mall Superligës së Kosovës në futboll.

Llapi do të pres Suharekën, duke ia bërë sefte kësaj xhiroje, transmeton Klankosova.tv.

Të shtunën zhvillohet ndeshja mes Ballkanit dhe Ferizajt, sikurse edhe ajo mes Dukagjinit dhe Dritës.

E të dielën përmbyllet java e 7-të e Superligës, me ballafaqimet mes Gjilanit dhe Prishtinës dhe Feronikelit 74 dhe Malishevës.

Të gjitha ndeshjet kanë një orar të lojës, pra nga ora 15:00, përpos Gjilanit me Prishtinën që do të luhet nga ora 12:00, shkruan Klankosova.tv.

Artmotion është adresa ku mund t’i ndiqni ndeshjet e Superligës së Kosovës.

Më poshtë gjeni dhe renditjen e skuadrave në tabelë: