HomeAktualeNesër nga ora 11:00 deri në 17:30, kufizime për kamionët nëpër autoudhë

Nesër nga ora 11:00 deri në 17:30, kufizime për kamionët nëpër autoudhë

spot_img

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se gjatë ditës së nesërme do të vendosen kufizime të përkohshme në qarkullimin e automjeteve për transportin e mallrave me masë totale mbi 20 tonë në autoudhët e Kosovës.

Sipas ministrisë, vendimi hyn në fuqi për shkak të temperaturave të larta të parashikuara për nesër, të cilat pritet të arrijnë ose të tejkalojnë 32 gradë Celsius.

“Kufizimi do të zbatohet në autoudhë në intervalin kohor 11:00 deri në 17:30, ndërsa automjetet e transportit të mallrave me masë mbi 20 tonë nuk do të lejohen të qarkullojnë gjatë kësaj periudhe. Ndërkaq, në rrugët nacionale, rajonale dhe lidhëse nuk do të ketë kufizime, pasi, sipas Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit, nuk janë plotësuar kushtet e përcaktuara me vendim për zbatimin e tyre”, tha ministria në njoftim.

Autoritetet u kanë bërë thirrje operatorëve të transportit që të planifikojnë lëvizjen e automjeteve të tyre në përputhje me kufizimet e vendosura, me qëllim të respektimit të vendimit dhe shmangies së pengesave në qarkullim.

Lajmet e Fundit

Daut Haradinaj: Alarmuese që Kosova është pezulluar nga dialogu strategjik me SHBA-në

Daut Haradinaj ka theksuar se përderisa Serbia po avancon në bashkëpunimin me SHBA-në përmes...

A duhet të pini çaj rusi në pikë të verës? Nutricionistja flet për ndikimin e tij

Nutricionistja Urata Rexhepi ka shpjeguar në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova se konsumimi...

Rrëshqet dheu: “Lëviz” shtëpia, s’e mbajnë as themelet

Një shtëpi në rrugën “A” të Prishtinës ka filluar të shembet, meqë dheu nën...

Tentuan të shesin parcelën 1.55 milionëshe, arrestohen tre persona

Policia e Kosovës, me njësitet e sajë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike...

Më të lexuarat

Ta mbrojmë me protestë demokratike projektin e gazit amerikan dhe aleancën tonë me SHBA-në

Avdullah Hoti, ish kryeministër  Duke refuzuar projektin e Gazit të Lëngshëm Natyror (LNG) me prejardhje...

Xhandarmëria e Kosovës, projekt për siguri shtetërore apo deformim i rendit kushtetues?

Shkruan: Hisen Berisha  Pyetja më logjike që sot duhet ta shtrojë secili qytetar me kulturë...

Tradhtia nuk shlyhet me propagandë elektorale: Kurti, Osmani dhe pazaret kundër Kosovës

Shkruan: Hisen Berisha Deklaratën se Albin Kurti “ka rrëshqitur në tradhti” e kam thënë me...