Nënshkruhet memorandumi për organizimin e Ligës së Shkollave, flet presidenti Ademi

Nënshkruhet memorandumi për organizimin e Ligës së Shkollave, flet presidenti Ademi

Në ambientet e Komunës së Prishtinës, u nënshkrua sot memorandumi i bashkëpunimit për krijimin e Ligës së Shkollave në këtë komunë.

Në lidhje me ketë ka folur presidenti i FFK-së, Agim Ademi.

Ai ka thënë se ky projekt përfshin pjesëmarrjen e 44 shkollave fillore të ulëta dhe 13 shkollave të mesme, duke e bërë atë një nismë tejet inovative në fushën e sportit shkollor dhe zhvillimit të talenteve të rinj.

“Një element thelbësor i këtij projekti është masovizimi, i cili përfaqëson një shtyllë qendrore të programit qeverisës dhe strategjisë së Federatës së Futbollit të Kosovës”, ka pohuar ai.

Presidenti Ademi ka thënë se projekti do të implementohet nga “Prishtina Tournament” dhe do të jetë pjesë përbërëse e iniciativës Grassroots, konkretisht në kuadër të Ligës së Shkollave që zhvillohet brenda këtij programi.