
Nënshkruhen kontratat me organizatat pëfituese të subvencioneve në Rahovec
Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi sot nënshkroi kontratat me organizatat joqeveritare përfituese të subvencioneve nga fusha e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
Nga gjithsej 31 OJQ që aplikuan në thirrjen e DKRS-së, 30 prej tyre janë përzgjedhur për përkrahje.
Vlera e përgjithshme e financimit për këtë vit është 223,800 euro, që paraqet një rritje prej 18.06% krahasuar me vitin 2024.
“Urime dhe suksese të gjithë përfituesve!”, thuhet në njoftimin e Komunës.