Nëna e heroit Afrim Zhitia: Humbja e tyre dhimbje e madhe shumë, por e di për çka kanë rënë

Nëna e heroit Afrim Zhitia: Humbja e tyre dhimbje e madhe shumë, por e di për çka kanë rënë

Nëna e heroit të kombit, Afrim Zhitia, Qamile Zhitia ka treguar momentin e rënies së djalit të saj së bashku me heroin tjetër, Fahri Fazliu.

Ajo ka thënë për Ekonomia Online, se rënie e tyre ishte dhimbje e madhe për familjen e saj.

“E kujtoj kohën… mjaft e vështirë, por edhe e lavdishme. Dashtë Zoti e vazhdojnë tjerët dhe e dërgojnë amanetin e tyre në vend. Dhimbje e madhe shumë, por e kam ditë për çka kanë rënë”, u shpreh ajo.