Në zgjedhjet e ardhshme votuesit mund të zgjedhin deri në 10 kandidatë për deputetë

Në zgjedhjet e ardhshme votuesit mund të zgjedhin deri në 10 kandidatë për deputetë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar një video përmes së cilës sqaron se me Ligjin e ri për zgjedhjet e përgjithshme në zgjedhjet e ardhshme votuesit mund të zgjedhin deri në 10 kandidatë për deputetë të Kuvendit nga i njëjti subjekt.

KQZ në një postim në “Facebook” thekson se votuesi duhet të zgjedhë vetëm një subjekt politik, ndërsa deri në 10 kandidatë për deputetë nga ai subjekt.

“Për dallim nga zgjedhjet e kaluara, në zgjedhjet e radhës për Kuvendin e Kosovës, sipas Ligjit të ri për Zgjedhjet e Përgjithshme, votuesi ka të drejtë të zgjedhë deri në 10 kandidatë për deputetë të një subjekti politik. Mënyra e votimit është kjo: Së pari, në anën e majtë të fletëvotimit, votuesi duhet të zgjedhë vetëm një subjekt politik dhe së dyti, në anën e djathtë të fletëvotimit, votuesi mund të zgjedhë deri në 10 kandidatë për deputetë të atij subjekti politik. Pra, voto vetëm një subjekt politik dhe deri në 10 kandidatë për deputetë”, ka njoftuar KQZ-ja.