HomeAktuale​Në Uashington diskutohet njohja e Kosovës nga Greqia, AARC zhvillon takim me...

​Në Uashington diskutohet njohja e Kosovës nga Greqia, AARC zhvillon takim me kongresisten Malliotakis

spot_img

Këshilli për Marrëdhënie Shqiptaro-Amerikane (AARC) ka zhvilluar një takim me kongresisten amerikane me prejardhje greke, Nicole Malliotakis, ku janë diskutuar një sërë çështjesh që lidhen me Ballkanin Perëndimor dhe komunitetin shqiptaro-amerikan.

Lajmi është bërë me dije nga presidenti i AARC-së, Martin Vulaj, i cili ka njoftuar se gjatë takimit është vënë theksi te rëndësia e forcimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Greqisë, si dhe nevoja për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve, me synimin për të arritur njohjen formale të Kosovës nga Greqia.

“Një nga temat kryesore të diskutimit ishte forcimi i marrëdhënieve mes Greqisë dhe Kosovës dhe inkurajimi i bashkëpunimit më të ngushtë që në të ardhmen mund të çojë drejt njohjes zyrtare të Kosovës nga Greqia”, është thënë të njoftimin e AARC-së.

Përfaqësuesit e organizatës ngritën gjithashtu shqetësimet lidhur me të drejtat dhe statusin e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, duke nënvizuar rëndësinë e angazhimit të vazhdueshëm amerikan dhe monitorimit të zbatimit të Marrëveshja Kornizë e Ohrit. Në takim është diskutuar edhe lëvizja studentore në vend dhe kërkesat e saj për llogaridhënie institucionale.

Sipas njoftimit, kongresistja Malliotakis ka shfaqur interes të veçantë për zhvillimet rajonale, duke parashtruar pyetje rreth vendeve më pro-amerikane në Ballkan, ndikimit rus dhe kinez, si dhe mënyrës se si Serbia ushtron ndikimin e saj në rajon.

“Ne theksuam se Kosova mbetet një nga shoqëritë më pro-amerikane në botë, ndërsa Shqipëria dhe komunitetet shqiptare në Maqedoninë e Veriut dhe Mal të Zi kanë dëshmuar vazhdimisht mbështetje të fortë për Shtetet e Bashkuara dhe aleancën transatlantike”, është thënë në njoftimin e AARC-së.

Përfaqësuesit e AARC-së kanë diskutuar edhe përpjekjet e Serbisë për të ushtruar ndikim politik, ekonomik, mediatik dhe të sigurisë në vende të ndryshme të Ballkanit Perëndimor, përfshirë Bosnje e Hercegovinën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Kosovën.

Delegacioni i AARC-së në këtë takim është udhëhequr nga kryetari Eli Rusi dhe përfshinte nënkryetarin Tony Marke, sekretarin Burim Rexhaj, anëtarët e bordit Agim Jusufi dhe Vehbi Bajrami, si dhe mbështetës të tjerë të organizatës.

Lajmet e Fundit

PDK: “Edhe sot jemi para Qeverisë”, i bëjnë thirrje Kurtit të vijë në Kuvend

Partia Demokratike e Kosovës ka paralajmëruar se edhe sot do të jetë para ndërtesës...

E kryer: Rodri transferohet te Barcelona

Rodri do të vazhdojë karrierën e tij te Barcelona. Fabrizio Romano njoftoi deklaratën e tij...

Prishtina “me këmbë të hajrit” nis sezonin, mposht Ballkanin me rezultat bindës

Prishtina e ka nisur me fitore sezonin e ri në Superligën e Kosovës, duke...

Vdes Erdogan Celina, Ademi: La gjurmë të pashlyeshme në historinë e futbollit tonë

Kryetari i Federatës së Kosovës, Agim Ademi ka shprehur ngushëllime pas vdekjes së Erdogan...

Më të lexuarat

Kosovë,

Shkruan: Valon Murtezaj ka ardhur koha që të kujtojmë, dhe kuptojmë se, politika përveç që...

Ta mbrojmë me protestë demokratike projektin e gazit amerikan dhe aleancën tonë me SHBA-në

Avdullah Hoti, ish kryeministër  Duke refuzuar projektin e Gazit të Lëngshëm Natyror (LNG) me prejardhje...

Xhandarmëria e Kosovës, projekt për siguri shtetërore apo deformim i rendit kushtetues?

Shkruan: Hisen Berisha  Pyetja më logjike që sot duhet ta shtrojë secili qytetar me kulturë...