
Në trevjetorin e ndarjes nga jeta, Haradinaj kujton Madeleine Albrightin
Në 3-vjetorin e ndarjes nga jeta të mikes së Kosovës, Madeleine Albright, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kujtuar veprën e saj titanike për Kosovën e lirë dhe Kosovën e pavarur.
“Për aq sa të ketë Kosovë, e që do të ketë përjetë, aq do të jetë pjesë historisë edhe ish-Sekretarja e Shtetit, Albright, për të na kujtuar që historia e Kosovës së lirë fillon me USA dhe shtetësia e Kosovës mbetet me USA”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.