Në shtator hapet konkursi për rekrutimin e 300 ushtarëve

Në shtator hapet konkursi për rekrutimin e 300 ushtarëve

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, deklaroi se brenda këtij mandati deri më tani kanë rekrutuar 1931 ushtarë dhe kadetë të rinj, ndërsa në proces rekrutimi janë dhe 40 kadetë të tjerë.

Me anë të një postimi në Facebook, ai thekson se nuk do të ndalen me kaq, meqë në muajin shtator do të hapet konkursi për rekrutimin edhe të 300 ushtarëve, të cilët do të fillojnë trajnimin bazik në nëntor.

“Premtuam ngritje të kapaciteteve mbrojtëse dhe në këtë drejtim krahas pothuajse dyfishimit të numrit të përgjithshëm të ushtarakëve, investuam që ushtria e Kosovës të ketë në arsenalin ushtarak sistemet më moderne të armatimit”.

“Përveçse përmbushëm, tejkaluam numrin e rekrutimeve dhe aktiviteteve zhvillimore të parapara në Planin Gjithëpërfshirës të Tranzicionit. Jemi përpara në implementimin e planit e me vizion më të qartë se kurrë për të ardhmen e ushtrisë së Kosovës si pjesë e aleancës së madhe të NATO-s, dhe garantues të sovranitetit territorial të Kosovës. FSK, KRENARIA JONË!”, përfundoi postimin e tij Maqedonci.