Në QKUK po vazhdon kryerja e operacioneve neurokirurgjike me teknologji moderne
Në Klinikën e Neurokirurgjisë të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës, po vazhdon kryerja e operacioneve neurokirurgjike me teknologji moderne, navigator dhe CUSA (Cavitronik Ultrasonic Surgical Aspirator) si metoda të avancuara Neurokirurgjike.
Stafi mjekësor ka realizuar operacionet me asistim të ekspertëve të huaj nga Turqia që përkujdesen për këtë aparaturë.
Kjo klinikë ishte furnizuar me aparatura të teknologjisë së fundit, që lehtëson punën e stafit, pacienti shërohet më shpejtë dhe poashtu kursehet buxheti i shtetit, meqë pacientët nuk kanë nevojë të referohen jashtë institucioneve publike shëndetësore.
Punën e stafit nga afër e ka parë edhe u.d. drejtori i QKUK-së, Osman Hajdari, të cilin më detajisht e njoftoi Dr. Besnik Elshani, drejtor i Klinikës së Neurokirurgjisë.