Në Qendrën “Libart” u përmbyll programi “P4C – Filozofia për Fëmijë”
Në Qendrën “Libart” u përmbyll programi “P4C – Filozofia për Fëmijë”, realizuar nga organizata ETEA, i mbështetur nga Ministria e Kulturës.
Në këtë ngjarje ishte i pranishëm edhe Ministri Çeku i cili bashkëbisedoi me fëmijët përfitues të programit dhe ndau çertifikatat për fëmijët që kryen me sukses programin.
Në një diskutim shumë të këndshëm bashkë folën për librin, sportin, teatrin e muzikën.
Gjatë programit tremujor, fëmijët përfitues/e të programit “P4C – Filozofia për Fëmijë” trajtuan ide dhe konceptet themelore të filozofisë përmes diskutimeve, aktiviteteve dhe leximeve të përshtatura për grupmoshën e tyre. Ata u angazhuan në tema si etika, multikulturalizmi, trashëgimia kulturore dhe teknologjia, duke nxitur mendimin kritik dhe aftësitë e argumentimit.
Të pranishëm në këtë ngjarje ishin edhe u.d sekretari i MKRS, Xheladin Krasniqi, drejtori i organizatës ETEA, Agon Ahmeti, prindër e përfaqësues të tjerë nga organizata.