Në Prizren gjatë fundjavës është zhvilluar Prizren Lite Quest në 3×3

Në Prizren gjatë fundjavës është zhvilluar Prizren Lite Quest në 3×3

Pas dy ditë garave shumë interesante, Valencia Basket ka triumfuar në finale për të siguruar pjesëmarrjen për FIBA 3×3 Prishtina Challenger 2025.

Gara në kryeqytet do të mbahet më 19-20 korrik ku do të marrin pjesë 16 skuadra nga mbarë Evropa.

Në garën e zhvilluar në Prizren kanë marrë pjesë 16 ekipe, ku të shtunën u zhvilluan ndeshjet në katër grupe, derisa të dielën u zhvilluan çerekfinalet, gjysmëfinalet dhe finalja. Po ashtu gjatë eventit u organizuan lojëra shpërblyese për tifozët e pranishëm.

Eventi në Prizren u organizua nga 3×3 Prishtina, duke u mbështetur nga Federata e Basketbollit e Kosovës.