Në Podujevë gjenden mbetjet mortore të një individi nga lista e personave të zhdukur

Në Podujevë gjenden mbetjet mortore të një individi nga lista e personave të zhdukur

Sot, në varrezat afër Tjegullores në Podujevë, ekipet mjeko ligjore nga IML, me mbështetje nga EULEX, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe KQPZH, kanë arritur të lokalizojnë mbetjet mortore të një individi që dyshohet të jetë nga lista e personave të zhdukur me dhunë nga lufta e fundit. Lajmin e ka bërë me dije ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu në Facebook.

“Gërmimet janë duke vazhduar ende në kërkim edhe të individëve të tjerë”, ka njoftuar ajo.