“Në Paris synoj medaljen olimpike”

“Në Paris synoj medaljen olimpike”

Donjeta Sadiku tashmë e ka fituar të drejtën për të marr pjesë në Lojërat Olimpike që zhvillohen këtë vit në Paris të Francës. Ajo fitoi normal olimpike, duke iu bashkuar kështu pesë normave që janë nga sporti i xhudos.

Më të arritur në Kosovë, Sadiku ka folur për KosovaPress duke u shprehur e lumtur për këtë arritje, por që ka thënë se rrugëtimi i saj nuk mbaron me kaq pasi synon medlaje olimpike në Paris.

“Unë jam shumë e lumtur që një ëndërr të cilën e ka pasur për vite me radhë e kam bërë realitet. Kjo ëndërr nuk ka përfunduar këtu, ende jam rrugës, kështu që më pret Parisi 2024…Unë edhe më herët kam thënë që në këtë cikël olimpik synimi im nuk është kualifikimi, është medalja olimpike, kështu që po shpresoj shumë që të më prij fati dhe të kem shëndet drejt Parisit 2024”, theksoi Sadiku.

Ajo shtoi se bashkë me trajneren e saj Marjola Sallauka, tani do të bëjnë një plan për përgatitjet që duhen bërë me qëllimin që të jetë në formë optimale për Lojërat Olimpike që zhvillohen në Paris në verën e këtij viti.

I lumtur me suksesin e Sadikut u shpreh edhe presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, ai tha për KosovaPress se drejt Lojërave Olimpike në Paris, Kosova po shkon me sportistë shumë kualitativ.

I pari i KOK-ut gjithashtu tha se ata janë të gatshëm ta mbështesin Sadikun për përgatitjet që i nevojiten asaj deri në fillim të olimpiadës.

Ndryshe, gjatë ditës së sotme, Donejta Sadiku është pritur edhe nga ministri i Ministrisë për Kulturë, Rini dhe Sport.