Në një lokal të Prishtinës grabitet një shumë e parave nën kërcënimin e armës
Nën kërcënimin e armës sot është grabitur një shumë e parave në një lokal të Prishtinës në rrugën “Agim Ramadani” rreth orës 17:00.
Këtë për Klankosova.tv e bëri të ditur Flora Ahmeti, zëdhënëse për media në Policinë e Kosovës për rajonin e Prishtinës.
“Pas marrjes së informacionit, policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në informacionet e para, dyshohet se nën kërcënim të armës është grabitur një shumë parash”.
“Policia në koordinim me prokurorinë po ndërmerr veprimet e nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit”, ka thënë Ahmeti.