Në nisje të seancës Dehari i fton partitë politike për konsultë

Në nisje të seancës Dehari i fton partitë politike për konsultë

Ka nisur seanca konstituive e Kuvendit, e ndërprerë më 15 prill për konstituimin e përbërjes së re parlamentare, të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit.

Seanca është duke u kryesuar nga deputeti më i vjetër i Kuvendit, Avni Dehari.

Dehari i ka ftuar përfaqësuesit e partive politike që të dalin dhe të konsultohen para nisjes së seancës, siç tha ai që të mos bëjnë ndonjë shkelje procedurale. Pastaj shohim se si do të procedojmë tutje.

“Si drejtues i seancës i jam drejtuar me një letër Presidentes Osmani. Letra ka dhënë sqarime në një aspekt por nuk ka dhënë një zgjidhje përfundimtare dhe kërkon nga ne deputetët që të gjejmë vullnet ta zhbllokojmë seancës. Për këtë arsye kam nevojë së që b ashku t’i thërras përfaqësuesit e partive politike se si të procedojmë tutje”, tha Dehari.