Në ndërrimin e motmoteve kryeministri viziton FSK-në
Menjëherë pas ndërrimit të motmoteve, kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti, së bashku me ministrin e Mbrojtjes Ejup Maqedonci, komandantin e FSK-së gjenerallejtënant Bashkim Jashari dhe personalitete të tjera kanë vizituar Kazermën “Adem Jashari” për të uruar personelin ushtarak të shërbimit të kujdestarisë në këtë Kazermë.
Kryeministri Kurti u ka uruar Vitin e Ri pjesëtarëve të FSK-së duke ju dëshiruar shëndet dhe gëzime si dhe ka ritheksuar zotimin e Qeverisë së Kosovës për të mbështetur pa kursim zhvillimin e kapaciteteve mbrojtëse të vendit tonë.
Forca e Sigurisë së Kosovës edhe në ditë feste, mban në gatishmëri personel dhe njësi për të realizuar detyrat në kuadër të misionit të saj.