Në Muze të Mitrovicës u hap ekspozita me fotografi “Gruaja e parë fotografe në Mitrovicë”

Në Muze të Mitrovicës u hap ekspozita me fotografi “Gruaja e parë fotografe në Mitrovicë”

Në një atmosferë të ngrohtë artistike, u hap ekspozita e fotografisë në Muzeun e Qytetit në Mitrovicë.

Kjo ekspozitë prezanton punën e Myzejene Zymit, pionieres së fotografisë në qytetin e Mitrovicës si dhe disa gjenerata fotografësh nga familja Zymi, që njëherit kishin ateleun e parë të fotografisë në qytetin e Mitrovicës.

Kjo ekspozitë u hap me një fjalë përshëndetëse nga drejtoresha e DKRS-së, Valdete Idrizi, autore e ekspozitës dhe njëherit drejtoreshë e Muzeut, Nora Prekazi, Eliza Hoxha – artiste dhe kuratore e ekspozitës, si dhe në fund një fjalim përshëndetës u mbajt nga vajza e fotografes, Mybexhele Zymi Doli.

Menaxherja e projektit dhe moderatorja e ngjarjes Fitore Bala Bucaliu e shpalli të hapur ekspozitën duke theksuar se do të jetë e hapur për gjashtë muaj, dhe gjatë ekspozitës do të ketë program edukativ që do e ndihmojë akoma hulumtimin mbi jetën dhe veprën e Myzejene Zymit.

Kjo ekspozitë është mbështetur nga: Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, DKRS-Mitrovicë, Fondacioni Dhemetra, Mitrovica Guide, SHE-wine.

 

TAGS