Homeballine 2Në Kongresin e 76 të FIFA-s, Ademi takon edhe presidentin Gianni Infantino

Në Kongresin e 76 të FIFA-s, Ademi takon edhe presidentin Gianni Infantino

spot_img

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka marrë pjesë në punimet e Kongresit të 76-të të FIFA, ku janë diskutuar çështje të rëndësishme për të ardhmen e futbollit global.

Pas përfundimit të kongresit, Ademi është takuar me presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino, me të cilin është riafirmuar përkushtimi për zhvillimin dhe avancimin e futbollit, përfshirë edhe mbështetjen për Kosovën.

Në fokus të diskutimeve ishte edhe Kupa e Botës 2026, ku u prezantuan pritjet për rritje të të hyrave nga shitja e biletave dhe aktivitetet e marketingut. Po ashtu, kongresi miratoi buxhetin e ri, i cili parasheh rritje të konsiderueshme të programit “FIFA Forward”, një mekanizëm kyç për mbështetjen e federatave anëtare.

Postimi i Ademit në ‘Facebook’:

Momente të vlefshme nga Kongresi i 76-të i FIFA-s 🌍⚽️🇽🇰

Pas përfundimit të punimeve të Kongresit bashkë me presidentin Gianni Infantino, ku u riafirmua përkushtimi për zhvillimin dhe avancimin e futbollit.

Bashkëpunimi me FIFA-n dhe mbështetja nga programi “FIFA Forward” mbetet kyç për rrugëtimin tonë dhe për projektet që na presin.

Në këtë kongres u diskutua për Kupën e Botës 2026, për pritjet e rritjes së të hyrave nga shitja e biletave dhe marketingu si dhe u miratua buxheti, me rritje të konsiderueshme të programit “FIFA Forward”.

Me punë dhe vizion të qartë do vazhdojmë të ndërtojmë së bashku të ardhmen e futbollit të Kosovës ⚽️🇽🇰

#MeFutbollinPërKosovën

Lajmet e Fundit

AAK bojkoton seancën e nesërme të Kuvendit, paralajmëron referimin e çështjes në Kushtetuese

Në mbledhjen e sotme, Kryesia e Aleancës ka aprovuar mbështetjen për Grupin Parlamentar të...

Endrit Thaçi poston muralin e katërshes së UÇK-së që u zbulua në Prishtinë

Në Kryeqytet është zbuluar pasditen e sotme një mural i ri, i cili i kushtohet...

Prishtina dhe Llapi shënojnë fitore bindëse në Superligë

Prishtina ka shënuar fitore të thellë ndaj Drenicës, duke triumfuar me rezultat 4-1, në...

UP mirëpriti përfaqësuesit e projektit „STRUCTUVET” nga Universiteti Autonom i Barcelonës dhe Universiteti i Milanos

Në takim u diskutua për modernizimin e kurrikulës së Mjekësisë Veterinare dhe forcimin e...

Më të lexuarat

Shteti duhet të fitojë mbi pushtetin

Shkruan: Hisen Berisha Kosova po përballet me një krizë që nuk mund të shpjegohet vetëm...

Pasiguria politike ka çmim, ekonomia e Kosovës po e paguan faturën

Shkruan: Safet Gërxhaliu Nëse e shohim situatën e Kosovës në vitin 2026, ekonomia vazhdon të...

Kosovë,

Shkruan: Valon Murtezaj ka ardhur koha që të kujtojmë, dhe kuptojmë se, politika përveç që...